Art Kulture
"Mad Man" triumfon në Emmy 2010 PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://www.albeu.com/dokumenta/foto/mad_man.jpgJanë ndarë në Los Angeles çmimet Oscar të televizionit. “Med Men”, është vlerësuar seria më e mirë televizive dramatike e vitit, ndërsa “Modern Family” ka marrë çmimin si kodemia më e mirë. Kështu vendosi Akademia e Televizionit të Arteve dhe Shkencës që të dielën ndau në Los Angeles, si çdo vit çmimet Emmy Awards, që tashmë kanë arritur në edicionin e 62

 
Viewsonic lanson tabletin ViewPad 7 PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Kompania Viewsonic, së fundmi e ka lansuar tabletin e saj Android, të cilin e ka quajtur ViewPad 7.

Siç sugjeron edhe emri i këtij tableti, Viewsonic ViewPad 7 është një tablet me 7 inç, i cili bazohet në sistemin operativ Android, ndërsa i njëjti do të vijë në treg me “funksionalitetin e një telefoni mobil” gjë që duket të jetë mjaft interesante për një kompjuter tablet.

Thuhet se kompania Viewsonic së shpejti do t’i zbulojë edhe specifikat tjera lidhur me tabletin, ndërsa ajo që dihet tashmë është kamera prej 0.3 mega-piksel dhe kamera tjetër me 3 mega-piksel e cila i dedikohet komunikimit me video.

Viewsonic ViewPad 7 gjithashtu do të posedojë edhe Wi-Fi të integruar, si dhe lidhjen për 3G dhe Bluetooth, bashkë me portet për A-GPS dhe microSD kartelë.

Viewsonic ka thënë se në tabletin e saj ViewPad 7, përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin lidhjen 3G për SMS dhe MMS, si dhe të bëjnë thirrje të zakonshme përmes VoIP

 
Miriami & Albani, puthjet franceze ne bregdet PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://albprofil.com/foto/dm-112826556572.png

Ata prej 3 vjetësh po jetojnë një histori të bukur dashurie. Dhe ja ku jane dhe sot, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani duke shijuar suksesin në muzikë dhe ditët e nxehta të plazhit. Foto të reja të ciftit kanë nisur të qarkullojnë. Në foto vihen re pushjet franceze që cifti ka shkëmbyer në bregdet, duke dëshmuar dhe njëherë se ata të dy, Miriam dhe Alban janë të pandashëm, ngado.

 
Ingrid Gjoni jete nate vetem, pa te dashurin PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://albprofil.com/foto/dm-912826554746.pngIngrid Gjoni, këngëtarja e famshme, shfaqet më në formë se kurrë. Këtë verë, në fakt nuk kemi pasur shumë foto të Ingridit, nuk e kemi parë shumë shpesh edhe në plazh, gjë të cilën e ka shfrytëzuar shumë mirë gjatë verës së kaluar. Por nuk mund të përfundonte sezoni veror, pa kapur paparaci ynë edhe Ingrid Gjonin. Dhe ja ku e shohim në fakt në shoqërinë e Palomës, në një nga diskot e natës në qytetin e Vlorës. Ingridi na shfaqet më e hirshme se kurrë, madje shumë shumë provokuese. Në veshjen që ka zgjedhur për këtë mbrëmje, dhe në pozën që ka marrë, në fakt, paksa i duket gjoksi. Por kjo për një artiste nuk është shumë problematike.
Ajo që na bëri përshtypje gjatë mbrëmjes, është se Ingridi ka qenë e shoqëruar me Palomën, dhe jo me të dashurin e saj të ri, të cilin e ka nxjerrë në disa aktivitete të kohëve të saj të fundit. Ne të bluetooth u përpoqëm shumë të merrnim vesh diçka më shumë se pse Ingrid Gjoni nuk e kishte me vete të dashurin e saj. Të ketë ndodhur ndonjë krisje në çift, apo kjo ka qenë veçse një mbrëmje e Ingridit për ta kaluar me mikeshat e veta? Patjetër e kemi të qartë se shumë shpejt, vetë Ingridi do ta bëjë publik pozicionin e saj, dhe nuk besojmë se do t’i fshihet të vërtetës për prezencën e saj buzë detit, në qytetin e Vlorës.

 
Dëgjuese pa tela nga Logitech PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://albprofil.com/foto/dm-5128265496013.pngKohë më parë Logitech ka përfunduar punën në dizajnin e dëgjueseve të reja të cilat shfrytëzojnë mundësinë e lidhjes pa tela me qëllim të mundësimit të lëvizjes dhe bisedës në të njëjtën kohë.

Dëgjueset e emëruara Wireless Headset H760 dallohen për bateritë të cilat mund të ofrojnë deri në gjashtë orë punë deri në 12 metra largësi nga transmetuesi.

Me garanci prej dy vitesh Logitech Wireless Headset H760 mund të blihet me çmim prej 100 dollarësh e fillimisht do të paraqiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azi, derisa në Evropë do të vijnë gjatë muajit të ardhshëm.

Uploaded Picture

Last Updated on Tuesday, 24 August 2010 13:05
 
Kompjuterë tablet nga Genius PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Kompania Genius ka zgjeruar linjën e kompjuterëve të vet tablet për grafikë me dy modele të cilat vijnë me sipërfaqe punuese prej 12.7 x 20.32 centimetra.

Dy tabletët e rinj grafik nga Genius bartin shenjat dalluese M508 e M508W (pa tela). Që të dy vijnë me hapësirë punuese prej 12.7 x 20.32 cm e cila mund të përdoret në përmasa 4:3 apo widescreen, varësisht prej punës e cila kryhet.

Mund të programohen 13 taste në sipërfaqe të tabletit, si dhe katër taste harduerike. Po ashtu, në të gjenden kontrollet e veçanta për scroll e zmadhim, e pajisja njeh 1.024 nivele të shtypjes së lapsit me të cilin komunikon me anë të protokollit Bluetooth.

Modeli me tel në tregun amerikan vjen muajin e ardhshëm me çmim të rekomanduar të shitjes prej 150 dollarë. Çmimi i atij pa tela kushton 200 dollarë.

 
Bugatti përgatitë super Veyronin me 1.200 kuaj fuqi PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Dikur automjeti më i shpejtë në botë, Bugatti Veyron së shpejti ndërpritet së prodhuari, mirëpo duket se nuk do të na duhet të presim gjatë për të parë trashëguesin e tij.

Ani pse disa, sikurse shefi i McLarenit Ron Dennis, do të thonë se Veyron është një bërllok, megjithatë është fakt se bëhet fjalë për super-automjetin e parë serik i cili ke kaluar kufirin magjik të shpejtësisë prej 400 kilometrash në orë, e përkundër që sot ka modele edhe më të shpejta, të paktë janë ata aq të sofistikuar të cilët mund të shtyhen me 1.001 kuajt fuqi që ka ky Bugatti.

Për trashëguesin e Veyronit po spekulohet për një kohë tani, e në lidhje me këtë ka folur publikisht edhe ish drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Ferdinand Piëch, i cili në universitetin teknologjik vjenez ka zbuluar se Bugatti është në përgatitje të super Veyronit me 1.200 kuaj fuqi.

Se Bugatti W16 me katër turbo-mbushës është në gjendje të zhvillojë shumë më shumë se 1.001 kuaj fuqi nuk është kurrfarë fshehtësie, mirëpo mediet supozojnë se ai do të duhej të “dobësohej” për afro njëqind kilogramë për të arritur ndonjë të qindtë të sekondës më shpejt deri në njëqind kilometra në orë sesa 2.5 sekonda sa i ka tani, e po ashtu edhe shpejtësia maksimale më e madhe se 416 kilometra në orë, do të duhej të vendosin super Veyronin në vendin e parë të automjeteve më të shpejta në botë.

 
Windows 7 ngadaleson rritjen e Mac PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://www.windows7guide.com/wp-content/uploads/2008/06/black_thumb.jpg

Sipas informatave të fundit të cilat vijnë nga kompania Intel, kjo kompani në tremujorin e fundit financiar ka shënuar rezultate dukshëm më të mira. Në bazë të këtyre informatave konkludohet se njerëzit kanë filluar të blejnë harduerë si para krizës ekonomike globale.

Raportet theksojnë se edhe shitja e kompjuterëve të gatshëm është në rritje të shtuar.

Një prej arsyeve për këtë është edhe Windows 7 i cili po shitet mirë e njerëzit të cilët kanë pritur të ndërrojnë sistemin e tyre operativ XP me atë Windows 7 kanë filluar të blejnë edhe harduerë të ri.

Të vetmit që nuk kanë arsye të kënaqen me këtë rrjedhë të gjërave janë ata nga kompania Apple, pjesëmarrje në treg e të cilëve është ngadalësuar me zhvillimin e kësaj situate.

Last Updated on Wednesday, 21 April 2010 14:56
 
Ekstravaganca mban emrin Adelina PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2008/12/adelina-ismajli.jpg

 

Të gjithë e dimë se ajo është vajza e çudirave… Këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismajli duket se është gjithmonë në kërkim të një motivi për të na habitur. Pasi u përball denjësisht me serbët që kundërshtuan këngën dhe klipin e saj më të fundit “Urdhri i ri”, ajo vjen së fundmi me shpërthimin si një vullkan i vërtetë në diskon zvicerane “Rinora”, ku e kemi parë të performojë jo rrallë herë… Megjithatë, duhet të themi se performanca e kësaj radhe ishte me të vërtetë speciale, jo më kot edhe ka çmendur të gjithë pjesëmarrësit në atë mbrëmje. Nën veshjen e një rrokereje të çmendur, fshihej gjithë energjia dhe zjarri i ndezur brenda këngëtares Ismajli… Me ekspresivitetin që e ka karakterizuar gjithmonë, me xhinset e grisura, rripat e trashë të lëkurës, busti gjithashtu prej lëkure me zinxhirët e gjembat metalikë, aksesorët prej një metalareje, si dhe çizmet tejet ekstravagante, janë vërtetimi më i mirë i faktit se Adelina mbetet gjithnjë “IN”… Por, jo vetëm kaq, flokët tashmë të çelur në ngjyrë mjalti, performanca e saj e egër përmbi pianon e bardhë, si dhe impakti marramendës që shkaktoi tek publiku, na treguan edhe një herë se nga Adelina duhet të ruhemi, ajo tani s’njeh më ndalim…

Last Updated on Saturday, 17 April 2010 14:24
 
Big Basta: Marredheniet e mia me femrat PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

http://i222.photobucket.com/albums/dd130/Flori_23/BigBasta01.jpg

 

Nuk ka rënë asnjëherë në dashuri përgjatë gjithë jetës së tij, ndonëse vajzat e kanë shoqëruar gjithnjë. Muzika është dashuria e tij më e madhe, ose më saktë, hip-hopi… Madje, për hir të tij ai i ka dhënë fund dhe bashkëpunimit me kompozitorin Flori Mumajesi. Big Basta, këngëtari dhe tekstshkruesi i mirënjohur shqiptar, tregon në këtë intervistë të “Bluetooth” disa copëza të vogla historish nga jeta e tij. Të njëjtën gjë, në fakt ai e bën edhe në muzikë, pasi çdo këngë që ka realizuar përfaqëson një përjetim personal të Big-ut. Lexoni për më shumë intervistën…
Big Basta, në fillim na trego si nisi rrugëtimi yt në muzikë dhe sa të vështirë e ke pasur ecjen në këtë rrugë?
Kam gati 7 vjet që merrem me muzikë. Kur e kam nisur, isha në gjimnaz. Ekzaktësisht ka qenë fundi i vitit të tretë në gjimnaz.
Normalisht kam qenë i apasionuar pas hipi-hopit, pas rrepistëve të shumtë amerikan… Këtë pasion e tregoja edhe në përkthimin e teksteve të tyre me fjalor përpara. Një shoku im i klasës vjen edhe më bën një ofertë një ditë, në një lokal aty në gjimnaz edhe më thotë: “Gero, kemi ndërtuar një grup ‘Sweed Company’, na duhet edhe një rrepist tjetër, të lutem po pate mundësi me na u bashkuar…” Unë e pranova. Atë ditë më bënë me dije që kishim edhe regjistrimin, shkova dhe që atëherë nuk i jam ndarë më muzikës. Për sa i përket vështirësive, normalisht që ka qenë e vështirë, janë ato pengesat gjatë rrugës që nuk shmangen dot… Por, prapë është diçka që unë e bëj me shumë pasion.
Në janar të këtij viti ke nxjerrë në treg albumin tënd të parë, cili ka qenë impakti që ke marrë prej publikut?
Albumi “n’Laborator”, që ditën e parë që u publikua, u shoqërua edhe me klipin “Bëhu gati”, i cili ndikoi shumë në pëlqimin e albumit nga publiku. Natyrisht që edhe 15 këngët e këtij albumi më kanë dhuruar shumë komplimente. Të 15 këngët flasin ndryshe, edhe bashkëpunëtorët janë mjaft të talentuar. Të gjitha këngët flasin për një fragment të jetës time.
Cilin nga bashkëpunimet e deritanishme me këngëtarët do ta cilësoje si më të suksesshmin?
Që të gjitha bashkëpunimet kanë rëndësi, sepse vetë bashkëpunimi të imponon rëndësi. Nuk është se dua të diferencoj asnjërin si më të mirin apo më të suksesshmin.
Ke shkruar tekste për shumë këngëtarë, cilin nga këto tekste e ka ndjerë më shumë Big Basta?
Faktikisht që të gjitha tekstet i kam ndjerë. Nuk po e them për shkak të frikës se më ikën klientela. Është më se e vërtetë që të gjitha tekstet i kam ndjerë si të jenë pjesë e imja. Nuk mundem dot të diferencoj, sepse që në momentin që kënga vjen si demo, tekstshkruesi merr atë ndjenjën.
Me kë nga bashkëpunëtorët, kolegët, këngëtarët, ke marrëdhënie më të mira për momentin?
Me të gjithë kam marrëdhënie shumë të mira, pasi veç faktit që janë kolegë, ata janë edhe shokë mjaft të mirë të mitë.
Të flasim tani pak për kompeticionet, së fundmi pjesëmarrës në ‘Top Fest 7′, çfarë pret Bigu nga ky edicion?
Nga ‘Top Fest 7′ pres që kënga të jetë mjaft e vlerësuar nga publiku në radhë të parë, të dëgjohet, të pëlqehet nga ai në çfarëdolloj vendi. Është një këngë që është e kapshme për publikun. Pastaj fakti që jam me Jonida Maliqin, më çliron shumë.
Dikur bashkëpunëtor i ngushtë me kompozitorin Flori Mumajesi, tani jo më. Vijon miqësia me të?
Para pak kohësh kam qenë bashkëpunëtor me Flori Mumajesin, kam punuar për rreth tre vjet e gjysmë në studion e Florit… Ideja ime dhe gjithë pasioni im, siç e thashë dhe më përpara, ishte hip-hopi, është hip-hopi dhe do të jetë hip-hopi… Dua të merrem me hip-hop, dhe gjithashtu me këngë të tjera dhe produksione të tjera. Tek Flori gjithçka ishte shumë bukur, me muzikën që ne po krijonim, arritëm të bënim diçka, por unë desha diçka më shumë tek hip-hopi dhe nuk e gjeta…
Si do ta vlerësoje bashkëpunimin me Stinen, dhe a do të vazhdojë ky bashkëpunim më tej?
Unë me Stinen kam bashkëpunuar edhe më përpara, por kjo këngë me sa kam konstatuar ishte mjaft e suksesshme. Duke parë këtë sukses, jam i bindur që do të ketë edhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Le të flasim tani për klipet, ke në plan që të nxjerrësh ndonjë klip tjetër së shpejti, apo do të shijosh një herë suksesin e këtyre dy të fundit?
Klipi im i radhës do të publikohet në muajt e verës. Kënga titullohet “Welcome to AL”, pra “Mirësevini në Shqipëri”. Do të realizohet normalisht në rivierën shqiptare, në bregdet besoj. Kjo këngë është pjesë e albumit tim “Laboratori”.
Për cilin këngëtarë po punon aktualisht Big Basta?
Aktualisht po punoj për Stresin, Samantën, Zajminën, si edhe për shumë këngëtarë të tjerë, për të cilët dua ta ruaj edhe pak anonimatin.
Flasim tani pak për dashurinë, a është i dashuruar Big Basta?
Asnjëherë nuk kam qenë i dashuruar, të them të drejtën.
Mirë, po a ka një vajzë aktualisht në jetën tënde?
Gjithmonë ka vajza në jetën e Big Bastës.
Çfarë pret Big Basta nga e ardhmja?
Nga e ardhmja pres që hip-hopi të jetë gjithmonë lart e më lart. Pres që unë të nxjerr albume edhe videoklipe të tjera pas këtij. Pres një të ardhme mjaft të mirë.
Kujt ja dedikon Big Basta suksesin?
Veç familjes, ja dedikoj suksesin për mbështetjen që më kanë dhënë, edhe shoqërisë time. Ata më kanë ndenjur afër në çdo moment, edhe në momentet që unë kam qenë keq psikologjikisht apo moralisht, kam gjetur mbështetjen e tyre. Ata janë afër meje edhe në këto momente. Gjithashtu, ja dedikoj edhe “Max production” për suportin që më ka ofruar. Ja dedikoj pa diskutim, edhe gjithë kolegëve të mi.
Max production është bashkëpunëtori yt më i ngushtë kohët e fundit, mendon se ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë, apo do të mbetet në rrugë si të gjithë të tjerët para këtij?
Unë besoj se ky bashkëpunim do të jetë për një kohë shumë më të gjatë se të tjerët. Fundja, nuk ka pse të prishet.

Last Updated on Wednesday, 21 April 2010 15:04
 


Page 1 of 13

Reklama

Intervista 

More in: Intervista

Showbiz 

More in: Showbiz

Moda 

More in: Moda

Teknologji 

More in: Teknologji

Vip 

News image
More in: Vip

Livestyle 

More in: Livestyle